Mjekët refuzojnë transportimin e Alexei Navalny jashtë Rusisë!

21 Gusht 2020, 11:34

"Gjendja shëndetsore e Alexei Navajny, nuk e favorizon dërgimin e tij për kurim jashtë vendit", - ka qënë kjo deklarata e mjekëve të cilët po trajtojnë liderin opozitar rus, i cili gjendet në gjendje kome prej ditës së djeshme, pas konsumimit të një çaji, i cili dyshohet të ketë qënë i helmuar.

Vendimi është bërë publik nga zëdhënësja e tij, e cila akuzon se një veprim i tillë po pengon shërimin e tij, madje synon edhe të fshehë atë që i ka ndodh aktualisht liderit opozitar.