Mjekja Aurora Dollenerg flet nga Gjermania: Shanse të larta që në vjeshtën e këtij viti, beteja me COVID të quhet e fituar! Në verë do të kemi mundësi të udhëtojmë

12 Maj 2021, 17:31

Njerëzimi duket se është në rrugë të mbarë për të shpallur fitoren ndaj COVID-19 deri në vjeshtën e këtij viti. Kjo u bë me dije nga mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Meta Dollenerg, e cila tha për "Report TV" se janë vaksinat dhe medikamente e përdorura kundër COVID-19 që po çojnë këtë pandemi drejt fundit.