Mjekja Kuli: Spitali COVID 4 është gati, më pas hapen spitalet në rrethe

10 Nëntor 2020, 22:37 | Përditesimi i fundit: 2020-11-10 22:44:18

Shefja e shërbimit infektiv në pediatri, Gjerogjina Kuli njëkohësisht pjesë e komitetit teknik të ekspertëve u shpreh se spitali COVID 4 është gati. Pas hapjes së saj, ajo tha se do të fillojë dhe hapja e spitaleve nëpër rrethe.

Në emisionin Repolitix ajo tha se aktualisht janë 367 shtretër në dispozicion për pacientët e infektuar.

"Kemi pasur mundësi zëvendësimi të mjekëve. Nuk kemi pasur asnjë ngërç në stafin mjekësor pasi kemi marrë mjekë të rinj. Është bërë një rekrutim dhe një organizim i mirë për mjekët. Skenarët që janë menduar janë 550 shtretër nga 367 në kryeqytet. Skenari tjetër është shpërndarja e pacientëve në qytete të tjera dhe në spitale të tjerë" tha Kuli.