Mjeku epidemiolog Alimehmeti për Report Tv: Në mars 2021 rastet ditore COVID do bien ndjeshëm!

30 Dhjetor 2020, 22:53

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti bazuar në projeksionet e hartuara tha se në mars të vitit 2021 do të ketë një rënie të rasteve të reja ditore. Për këtë, jep disa argumente.

“Në mars të 2021 do të ketë një rënie të infeksionit, këtë e thonë projeksionet. Sot kemi një orar më të ulët, mungesë shkollat dhe do shohin efektin pas 2 javësh. Janë projeksione, që bazohet mbi disa lloje ekuzuacionesh, mbi masat që janë vendosur. Do ketë rënie rastesh të qarta, bie me kalimin e dimrit, dimri është frika e madhe dhe pranvera do sjellë këtë, kujtojmë që ky dimër nuk na gjen me 0% të imunizuar, por me një përqindje më të madhe”, tha Alimehmeti në studion e ‘Repolitix’ në Report TV.