Mjeku lë Greqinë pas 25 vitesh për të punuar në Shqipëri! Kirurgu për Report Tv: U ktheva me dëshirë në shtëpi

26 Nëntor 2021, 15:42

Jo të gjithë mjekët ikin drejt Gjermanisë. Kardiokirurgu Rezar Deveja vendosi  të kthehet nga Greqia për të punuar në Shqipëri pas 25 vitesh. Vetëm pak ditë më parë ai kreu operacionin e parë në qendrën e dytë të kardiokirurgjisë në vend në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.

"Kur kam mbaruar shkollën në 85-ën, jam emëruar në ish sanatoriumin sot "Shefqet Ndroqi" kam punuar 10 vjet në këtë spital pra kthimi im mbas shume vitesh ka një domethënie. Gjysma e grupit ishin të rinj për herë të parë në këtë lloj operacioni. Gjithçka shkoi mire. Pacienti i parë 70 vjeç bëri bypass, i dyti 57 vjeç edhe ai bëri bypass", tha kirurgu