Mjeku për Report Tv: Maskat na mbrojnë jo vetëm nga COVID-i, por edhe nga gripi normal! E vërtetuar!

14 Tetor 2020, 09:54 | Përditesimi i fundit: 2020-10-14 09:55:23

TIRANË- Maska nuk dëmton, përkundrazi jo vetëm që mbron nga COVID-i, por edhe nga gripi normal. Ky apel i fortë është bërë nga mjeku Kita Sallabanda në studion e Report Tv. Ai tha se një gjë e tillë është e konfirmuar dhe për këtë solli një shembull nga Argjentina.

"Maskat kanë vërtetuar se na mbrojnë nga gripi normal, në Argjentinë nëse ka qenë 70 veta për 100 mijë banorë të prekur nga gripi është bërë në 3-4 në periudhën e dimrit, na mbron jo vetëm nga COVID, por edhe nga gripi normal. Ngado që ta japësh, përdorimi i maskës është një element bazë i bashkëjetesës së COVID. Maska të dëmton? Nuk është e vërtetuar shkencërisht, ne përdorim maskë në çdo moment të jetën, në të gjitha vendet", tha Sallabanda nga Madridi,.Vendimin e qeverisë për mbajtjen e maskës me detyrim nga e enjtja, Sallabanda tha se është gjëja e duhur që duhet të bëhej në këtë fazë.