Mjeku Tritan Kalo në Repolitix: Viktimat në Shqipëri nuk do ta kalojënë 0.7% e të prekurve

16 Prill 2020, 22:36 | Përditesimi i fundit: 2020-04-16 22:42:02

TIRANE-Mjeku Tritan Kalo, anëtar i komitetit teknik të epidemisë së shkaktuar nga koronavirusi u shpreh në Repolitix se numri i viktimave nga COVID-19 në Shqipëri nuk do të jetë më shumë se 0.75-0.9% e të prekurve. "Numri i fataliteteve nuk do ta kalojë 0.75-0.9% e të prekurve. Mortaliteti në të gjithë botën nuk do ta kalojë 1.5%" tha ai. Por si është situata aktualisht në gjykimin e mjekut të njohur, që është cdo ditë në monitorimin e pacientëve te spitali COVID-1, Infektivi? Kalo tha se ka katër arsye që të shumë i qetë.

"Jam më i qetë në disa plane, së pari sistemi tregoi se i mbajnë këmbët, së dyti po plotësohet me ardhjen graduale të rasteve, së treti njerëzit pak nga pak po ndërgjegjësohen, së katërti po mundohen të konceptojnë se mund të përballohen edhe nga izolimi pandemi të tilla. Duke u mësuar me këtë do të jetë shumë më e lehtë hapja graduale dhe kthimi te aktivitetet prodhuese. Por koha na tregoi se duke menaxhuar situatën kemi një binom që po funksion. Ne dhe populli që po na mirëkupton dhe e falenderoj ta përballojmë" tha ai.