Mjeshtrja Natasha Çapa ekspozitë me punimet artizanale në Korçë, përcjell rolin e fortë të gruas shqiptare

19 Shtator 2021, 19:37

Artizanati në Korçë është një prej zanateve që e ka bërë të njohur qytetin juglindor. Zanat ky që tashmë po përshtatet edhe me trendin e kohës, ndërsa në bazë ka ruajtjen e traditës duke ju bashkëngjitur modernes së kohës në të cilën jetojmë.

"Kjo ekspozitë ka ardhur si një ndërthurje e së shkuarës me të tashmen. Gjithashtu organizohet edhe në kudër të muajit të trashëgimisë kulturore, por edhe në kuadër të krijimit të klubit të grave, të shtëpiakeve profesioniste në bibliotekë", tha një pjesëmarrëse.