Molotovë e 'ture' nëpër Tiranë, demokratët të zhgënjyer me protestat e PD, kritika Berishës: Ndërro strategji, jemi lodhur dhe po zvogëlohemi

18 Prill, 17:15 | Përditesimi: 18 Prill, 17:15

Demokratët kthehen pas në kohë, dhe i sugjerojnë Sali Berishës të mendojë forma të tjera të protestës kundër qeverisë. Disa simpatizantë, të cilët kreu i PD i ftoi në bashkëbisedim online, i kërkuan çadër si Lulzim Basha, apo që deputetët të stacionohen para kryeministrisë siç bëri Adriatik Lapaj. Të tjerë flasin për greva, e bllokim të parlamentit.

    E.H/Shqiptarja.com