Molotovët te bashkia e Tiranës, Balla: Arsyen e dhanë vetë protestuesit, thirrën lironi liderin e opozitës

26 Prill 2024, 17:16 | Përditesimi: 26 Prill 2024, 17:16

Ministri i Brendshëm Taulant Balla është pyetur për protestën e Rithemelimit pranë bashkisë së Tiranës. Nga Korça ai u shpreh se arsyen e protestës e dhanë vetë protestuesit të cilët bënë thirrje që të lirohej Sali Berisha që prej dhjetorit të 2023 ndodhet në arrest shtëpie për aferën Partizani.

 

E.H/Shqiptarja.com