Moment historik/ Soreca: Shqipëria vendi i parë jashtë BE-së që nënshkruan me 'Frontex'

30 Prill 2019, 22:09 | Përditesimi i fundit: 2019-04-30 23:07:25

Nesër pritet që të hyjë në fuqi marrëveshja e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Agjencisë së Mbrojtjes të Kufijve Europian 'European Border' dhe 'Cost Guard' ose të njohura ndyrshe si 'Frontex'.
Kjo është hera e parë që agjenci Frontex nënshkruan marrëveshje me një vend që nuk është në Bashkimin Europian. Agjencia Kufitare dhe Rojet Bregdetare, e njohur edhe si Frontex, është një agjenci e Bashkimit Evropian me seli në Varshavë, Poloni, i ngarkuar me kontrollin kufitar të Zonës Evropiane Shengen, në koordinim me rojet kufitare dhe bregdetare të zonës së Shengenit.

Së fundmi në lidhje me këtë marrveshje ka reaguar edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca i cili përgëzon Shqipërinë për këtë arritje.

"Marrëveshja midis Kufirit Evropian, 'Gardës Cost' Frontex  dhe Shqipërisë është nënshkrimi i parë i bërë dhe që do hyjë në fuqi me një vend që nuk është në Bashkimin Europian. Rojet e para të kufirit Frontex do të vendosen më 21.05.2019. " shkruan Soreca.

Marrëveshja në fjalë është nënshkruar më 12 shkurt të vitit 2018, ku ministri i Brendshëm i athershëm, Fatmir Xhafaj bëri me Komisionerin për Migrimin dhe Punët e Brendshme në BE, Dimitris Avramopulos gjatë një vizite në Tiranë .

Gjithashtu në lidhje me këtë marrëveshje ka reaguar edhe Komisioneri për Migracionin, Terrorizmin, Çështjet e Brendshme dhe Krimit të Organizua, Dimitris Avrampoulos, i cili e konsideron këtë një gjë historike.

"Nesër marrëveshja e parë me një vend jashtë BE-së dhe Frontex mbi bashkëpunimin në menaxhimin e kufirit bëhet funksionale: një moment historik! Shqipëria ka treguar përkushtim të madh dhe shpresoj se kjo do të hapë rrugën për një bashkëpunim më të madh me të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor." shprehet ai.