Momentet e shoqerimit

12 Shkurt 2019, 10:28

Report Tv siguron pamjet e momentit të shoqërimit të efektivit të policisë Berhan Bajrakurti, i cili akuzohet se ngacmoi një 15-vjeçare me video seksuale. SHÇBA njofton se në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar dhe kqyrur aparati i telefonit me te cilin dyshohet se ka kryer komunikimin.

'Nga verifikimet e kryera nga SHÇBA, nuk u evidentuan fakte dhe rrethana, të cilat provojnë se ka patur një ankesë drejtuar në Polici nga ndonjë shtetas per rastin ne fjale.Per kete rast po hetohet nga sektori per Krimet Kompjuterike per identifikimin e personit dergues te mesazhit dhe videos qe u dergua per publikim ne medie' thuhet në njoftim.

 Inspektori i Policisë në Malësinë e Madhe u vu në pranga dje nga kolegët, pas denoncimit të nënës së 15-vjeçares se efektivi i ka ngacmuar seksualisht të bijën. Report Tv zbuloi rrugëtimin e tij në polici, nga shkarkimi në 2008-ën, puna si faturino dhe rikthimi në detyrë pasi bëri komisionerin në zgjedhjet lokale të 2015-ës (lexo ketu).