Report TV sjell pamjet nga momentet kur dezinfektohet banesa ku u vetëflijuan nënë e bijë

6 Korrik 2020, 11:16 | Përditesimi i fundit: 2020-07-06 11:40:18

TIRANË- Katër ditë pas ngjarjes tragjike, forcat zjarrfikëse janë rikthyer në shtëpinë e familjes Josifi! Qëllimi është dezinfektimi i ambienteve, teksa kanë bërë të mundur edhe largimin e dyshekut ku ka qëndruar për 15 muaj e vdekur Anisa, në pritje të ringjalljes.Report Tv është futur në ambientet e brendshme të shtëpisë ku kanë jetuar Zhaneta, Anisa dhe Blerta, kjo e fundit ka arritur të shpëtojë. Siç shihet në video, mund të thuhet se kushtet ku ka jetuar familja Josifi kanë qenë të mira, çka përjashton mundësinë se shkak për vetëvrasje kanë qenë vështirësitë ekonomike. Gjithçka ka mbetur nga ajo shtëpi janë mobiljet, teksa mësohet se familjarët kanë ardhur për të marrë sendet me vlerë.