E ndez që në makinë, momenti kur autori i vë tritolin lokalit në Kamëz!

18 Nëntor 2023, 14:19 | Përditesimi i fundit: 2023-11-18 14:26:55

Report Tv ka siguruar videon e momentit të vendosjes së tritolit në ambientet e jashtme të një lokali në Kamëz. Siç shihet në pamje, një makinë tip “Audi” ka ndaluar përballë lokalit dhe një prej autorëve të dyshuar me kapuç në kokë ka dalë me shpejtësi nga makina dhe ka vendosur lëndën plasëse, më pas është larguar.

Mësohet se shpërthimi i lëndës plasëse ka ndodhur rreth 20 sekonda pas largimit të autorëve.