Momenti kur një nga pacient transportohet nga spitali Infektiv te 'Shefqet Ndroqi'

3 Prill 2020, 11:30 | Përditesimi i fundit: 2020-04-03 11:30:50

TIRANË- Në spitalin "Shefqet Ndroqi", i shndërruar prej pak ditën në COVID-19,  ka shkuar në katër numri i pacientëve të shtruar. Ditën e sotme janë shtruar dhe tre pacientë të rij, përveç të resë e cila ishte prekur me koronavirus dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e apandesitit. Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, teksa ka bërë me dije se në këtë spital janë dërguar 5 respiratorët e rinj, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare prej 54 respiratorë.

Ndërkohë, Manastirliu ka theksuar se ditën e djeshme është marrë vendimi për financimin dhe të 50 respiratorëve të tjerë. Shqipëria kishte në gjendje, pa përfshirë blerjet e fundit, 155 respiratorë automatikë në spitalet shtetërore dhe 17 në spitalet private.