Koronavirusi/ Bino jep shifrat për respiratorët automatikë: 155 në spitalet publike dhe vetëm 17 në privat

TIRANË - Nuk ka ende një përgjigje se sa shtretër në reanimacion janë të zënë nga të sëmurë të tjerë, dhe sa janë të disponueshëm për të infektuar të mundshëm nga koronavirusi në Shqipëri. Pyetjes së Report Tv, doktoreshë Silva Bino nuk i dha një përgjigje konkrete, se sa shtretër janë të lirë qoftë në spitalet publike si dhe ato private.

A ekziston një plan për t’i shtuar ata në rast nevoje? Në konferencën për mediat doktoreshë Bino, tha se po, por sërish munguan shifrat konkrete.

"Sa janë tani të zënë? Duke u nisur dhe nga eksperienca e pandemisë hapi i parë që ne ngritëm si ekspertë në komitet ishte koordinimi i shtretërve në spitale dhe respiratorëve. Është bërë një plan koordinues se si do të veprohet kur të kemi të sëmurë rëndë, në mënyrë që të marrë shërbimin e duhur dhe të mos të sorollatet nga një spital tek tjetri. Ka një qendër koordinuese. Ka një plan me shpërndarjen e respiratorëve, do të blehen edhe të rinj. Në këtë mënyrë nuk do të kemi atë që mund ta kemi ndeshur më përpara. Nuk mund të flas sa janë të zënë tani, se mund të jetë i zënë me një rast, dhe mënjëherë në bazë të planit, rasti që nuk ka nevojë të rrijë në Infektiv, pra nuk është i sëmurë që do ta transmetojë sëmundjen, do të lëvizë në një vend tjetër. Jam shumë e sinqertë në këtë gjë, se është diçka që edhe ne na ka shqetësuar, dhe e kemi ngritur që në fillim", tha Silva Bino.

Ndërkohë, mori përgjigje pyetja e dytë nga Report Tv, se "sa respiratorë automatikë kanë spitalet publike dhe ato private".

Doktoreshë Silva Bino tha se: "155 janë në spitalet publike, 17 në spialet private, të cilat bëjnë një numër të konsiderueshëm respiratorësh. Normalist do të blihen dhe të tjerë se është alokuar fondi.

Në konferencën për mediat, në një raport të situatës së koronavirusit dhe masave parandaluese, Silva Bino tha se rreth 10% e analizave janë ribërë për të rritur sigurinë. Po ashtu, tha ajo, është përforcuar edhe siguria e analizave identifikuese që kryen në laboratorin e ISHP-së, pasi tek i njëjti i dyshuar merren edhe 2 mostra në mënyrë që të rritet siguria e laboratorit në lidhje me testimin. "Janë përmirësuar protokollet e menaxhimit të rasteve, se çfarë duhet bërë më tej. Kemi përcaktuar edhe llojet e karantinës, vetëkarantinës dhe karantina qeveritare. E gjtiha kryhet për të rritur sa më shumë atë që e quajmë distancim social", theksoi përgjegjësja e Departamentit të  Epidemiolgojise dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Instituti i Shëndetit Publik.

Nëse deri më tani janë kryer teste vetëm për personat me simptima të rënda dhe që kishin historik udhëtimi me vendet e prekura, tashmë - tha Bino - do t'u bëhen analizat edhe atyre personave që nuk kanë qenë së fundi në shtete që kanë të infektuar nga koronavirusi. "Po testojmë edhe personat që kanë shenja të sëmundjes së rëndë respiratore akute që kërkon hospitalizim dhe që nuk kanë një shkak tjetër i cili shpjegon këtë smëundje. Është një zgjerim i atyre personave që ne do të testojmë qysh sot dhe më tej, për të rritur gamën e identifikimit të personave, dhe për të na ndihmuar në në gjurmimin e kontakteve", tha Bino.

Deri më tani janë 58 raste që kanë rezultuar negativ pas analizave të kryera. 60% e personave që kanë bërë analizat, u shpreh doktoresha, janë nga Tirana, Durrësi, Vlora, Fieri, Shkodra, Elbasani, Lushnja, dhe rrethe të tjerë në numër më të pakët. "Deri tani nuk kemi identifikuar akoma COVID-19 pavarësisht përpjekjeve dhe hetimeve që janë kryer deri më tani", tha Bino.

Teksa këshillohet vetëkarantinim për personat e shëndetshëm por që shfaqin simptoma qoftë edhe gripale, Silva Bino tha se është ofruar testim në ato raste kur është parë e nevojshme.

Apeli i saj ishte për bashkëpunimin e publikut, në rritjen e masave të higjienës.

"Tani, por edhe ndoshta kur të izolojmë rastet e para edhe më tutje, na duhet bashkëpunimi i publikut për të respektuar masat higjieno-sanitare. Larja e duarve me ujë dhe sapun, sapuni menjëherë e zhduk virusin, përdorimi i higjienës respiratore. Koronavirusi shpërndahet nëpërmjet spërklave, që maska kirurgjikale i parandalon. Njerëzit nuk duhet të grumbullohen mes spitaleve, se jo çdo njeri mban maskë, dhe bëhesh burim infeksione", tha doktoresha.

Në lidhje me COVID-19, doktoreshë Silva Bino tha se përdoren të njëjtat sisteme të survejancës së gripit, por tha se sa i përket gripit sezonal kemi trend në ulje "por vijojmë të jemi në sezonin e gripit".

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lemi: 07/03/2020 11:57

    Doli kllocka e RAMES

    Përgjigju
    • Vaksinohu ne tru!: 07/03/2020 14:52

      Po çlidhje ka me Ramen o tqrpt

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024