Gjatë një gare automobilistike ‘Off Road’ të mbajtur në Suharekë, njëra nga veturat 4x4 rrezikoi të përplaste shikuesit pranë pistës. Fatmirësisht, nuk u raportua për të lënduar, por ngjarja ka ngjallur shqetësime për masat e sigurisë gjatë këtyre gareve. Pamjet e kapura nga vendngjarja tregojnë momentin kur vetura sportive humb kontrollin dhe afrohet drejt publikut, ndërsa shumë persona shmangen në momentin e fundit.



















