Momenti pikant, Berisha flet për 'tavanin', reagimi epik i tregtarit krutan: Ça tavani...?!

18 Prill, 13:32

Vizita e Sali Berishës në tregun artizanal të Krujës pati edhe momentet e saj pikante.

Nga kritika e ish të burgosurit politik për mosmbajtjen e premtimit, shoqërimi i tij në fushatën e kësaj zone nga ish-prokurori Arjan Ndoja, kandidat i PD për Durrësin dhe i lakuar për lidhjet me krimin, ‘deputeti me kobure’ Gent Strazimiri, tek dhuratat, veshja e kreut demokrat si krutan me xhubletë kombëtare dhe plis, dhurata e bufit të skalitur prej druri që sipas tij ‘po çmend Edi Ramën’ dhe deri te “tallja semantike” që një prej tregtarëve i bëri.

Ndërsa takoi biznesmenin lokal dhe po i shpjegonte programin ekonomik, Berisha i tha se “do ulej tavani”, kurse tregtari në formë ironike, sikur nuk kuptoi qëllimin, pa me sytë lartë nga tavani i dyqanit të tij i habitur, duke e shoqëruar me një frazeologji habitore: