Momenti pikant i magjistratit, nga diplomimi puth fëmijën, flet për Report Tv: I druhem presionit të krimit e politikës, po s’ma bën syri tërr

3 Tetor 2022, 19:15 | Përditesimi i fundit: 2022-10-03 19:20:26

Në ceremoninë e diplomimit të 46 magjistratëve, mbizotëruan mesazhet nga politika dhe diplomacia për ta ushtruar detyrën me paanshmëri dhe transparencë. Një prej tyre puthi djalin e tij sapo u diplomua. Në një proponcim për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta u shpreh se do të ndjekë gjatë karrierës së tij vendime të drejta. Sa i përket presionit të krimit apo politikës, u shpreh se nuk ia bën syri tërr.