Monitorimi ajror zbuloi mbi 2600 rrënjë kanabis! Report Tv siguron itinerarin, avioni ‘skanoi’ nga ajri në mëngjes, policia i asgjësoi në mesditë

1 Qershor 2023, 17:30

Më shumë se 2600 rrënjë kanabisi u asgjësuan nga policia në Lezhë dhe Krujë pak orë pas monitorimit ajror. Në orët e para të mëngjesit, një avion vëzhgues skanoi këto zona sipas një itinerari të zbardhur nga Report TV, ndërsa në mesditë forcat e policisë ndërhynë në sipërfaqet e mbjella me bimë narkotike