Morën peng një 22-vjeçar pasi dyshohet se mashtruan, arrestohen dy vëllezërit në Kavajë

14 Qershor 2023, 16:48

I hoqën lirinë një 22-vjeçari dhe e dhunuan atë, pasi pretendonin se i kishte mashtruar për të shitur një automjet me vlerë 4000 euro, kapen menjëherë pas njoftimit dhe vihen në pranga 3 shtetas (2 prej tyre vëllezër). Vihet në pranga edhe 22-vjeçari, për dyshime për mashtrim. Sekuestrohet automjeti për shitjen e të cilit dyshohet se ka mashtruar 22-vjeçari.