Mori 330 mijë lekë për tenderin, Apeli lë në fuqi 2.8 vite burg për ish-sekretaren e ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro

10 Maj, 12:13

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me 2.8 vite burg për ish sekretaren e Përgjithshme, Joana Duro dhe tre të pandehurit e tjerë të akuzuar për korrupsion në lidhje me tenderin për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore të zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë.