Mori 6 mijë euro për një masë sigurie/ SPAK përfundon hetimet për gjyqtaren Mimoza Margjeka dhe grupin

1 Mars 2021, 13:08

SPAK ka përfunduar hetimet për gjyqtaren Mimoza Margjeka dhe grupin që akuzohen për korrupsion pasiv.  Sipas SPAK, Mimoza Margjeka, Arben Cara, Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj janë nën akuzë për korrupsion pasiv i gjyqtarëve në bashkëpunim.

Gjyqtarja Margjeka akuzohet për korrupsion dhe për marrjen e një rryshfeti 6 mijë euro për të liruar një të arrestuar për trafik klandestinësh. Bëhet fjalë për Orion Balin i cili u lirua nga qelia kundrejt “garancisë pasurore”. Orion Bali për të cilin gjykata e Pogradecit kishte caktuar arrest me burg, apeli i Korçës me vendimin e Margjekës e ka lënë në liri kundrejt garancisë pasurore prej 500 000 lekësh. Nejton Bali rezulton se është i afërmi i personit që iu ndryshua masa e sigurisë përkatësisht Orion Bali.Së bashku me Margjekën në atë kohë SPAK mori nën hetim edhe bashkëshortin e gjyqtares, Arben Cara, avokatin e Balit, Skënder Demiraj, vëllanë e të pandehurit Nejton Balin dhe sekserin Klaudjo Zhilla.