Në shoqërinë e policisë mbërritën në Gjykatën e Posaçme avokati Skënder Demiraj dhe gjyqtarja Mimoza Margjeka, të vënë në hetim për rryshfet 6 mijë euro për të liruar një të arrestuar për trafik klandestinësh.

Dalja e Margjekës nga makina e policisë u shoqërua me minuta tensioni. Margjeka është e dyshuar për korrupsion gjatë ushtrimit të detyrës së gjyqtare, akuzë të cilën ajo e mohoi edhe gjatë seancës. Ndërsa avokati Demiraj u shpreh në seancë se personi që pretendon se atij i ka dhënë 6 mijë euro ia ka marrë së ëmës por ka gënjyer dhe mund t'i ketë lënë në lloto sportive.

Këto masa të lëna në fuqi sipas avokatit Genci Gjokutaj dhe Ilia Ilia do të ankimohen dhe tregojnë se vendimi është jo legjitim. Pas senacës gjyqtarja Margjeka u shoqërua me police për në shtëpi por këtë herë me praninë e një efektiveje dhe u nxor nga dera e pasme e gjykatës së posaçme.

Gjyqtarja është lënë në masën e sigurisë arrest shtëpie së bashku me avokatin Demiraj ndërsa në masën arrest me burg është lënë bashkëshorti i gjyqtares Arben Cara që ka luajtur rolin e sekserit apo marrësit të parave si dhe dy shtetasit Nejton Bali dhe Klaudjo Zhilla.

Nejton Bali rezulton se është i afërmi i personit që iu ndryshua masa e sigurisë përkatësisht Orion Bali për të cilin gjykata e Pogradecit kishte caktuar arrest me burg dhe apeli i Korçës me vendimin e Margjekës e ka lënë në liri kundrejt garancisë pasurore prej 500 000 lekësh.

Po si ndodhi ngjarja? Nejton Bali, vëllai i të dënuarit, dhe Klaudjo Zhilla, kanë luajtur rolin e sekserit, përmes njohjeve që kanë pasur me Arben carën dhe Mimoza Margjekën. Bali kishte pajtuar si avokat mbrojtës për vëllanë e tij shtetasin avokatin Sënder Demiraj, i cili me njohjen që kishte me bashkëshortin e gjyqtares, ka ndikuar kundrejt shumës së mësipërme që gjyqtarja të bënte ndryshimin e masës së sigurisë. Edhe Klaudjo Zhilla  mbi bazën e njohjes që kishte me avokatin dhe bashkëshortin e gjyqtares, ka ndërmjetësuar takimet midis gjyqtares, avokatit dhe sekserit  në ambientet e hotelit të tij në Korçë, vendi ku i kanë dorëzuar bashkëshortit të gjyqtares shumën e eurove, duke i premtuar se bashkëshortja do të bënte ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në burg” në garanci pasurore për Orion Bali në 500 000 lekë.

Pas krijimit të SPAK ky është arresti i parë në rradhët e sistemit të drejtësisë ndërsa pritet që pas 24 orëve gjyqtarja, bashkëshorti i saj avokati dhe dy shtetasit të dalin për masë sigurie në gjykatën e posacme kundër krimit dhe korrupsionit.

Aktualisht SPAK ka 180 procedime penale që lidhen me korrupsionin në rradhët e zyrtarëve shtetëror si dhe shpërdorimeve të detyrës me pasoja të rënda ekonomike për vendin.

Margjeka rezulton se është e komanduar në apelin e Korçës nga KLGJ ndërsa para pak kohësh si gjyqtare e apelit në Durrës ajo nuk i njohu mandatin Valbona Sakos ish kryebashkiakes së Durrësit.

Ndërsa bashkëshorti i saj, Arben Cara, i cili njihet dhe si militant i PD, është Dekan i Fakultetit Juridik në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:28
Kush është avokati i lënë në arrest shtëpie, djali iu vra nga Kostandin Xhuvani

1599658333_ArberdheSkenderDemiraj.jpeg

Arben Demiraj dhe Skënder Demiraj

Avokati Skënder Demiraj, i cili u la në arrest shtëpie i akuzuar për korrupsion aktiv për ndryshimin e një mase sigurie ndaj një të dënuari është i ati i Arben Demiraj.

Arben Demiraj mbeti i vrarë në masakrën e shkaktuar në Tirane nga Kostandin Xhuvani në zonën e Rrugës së Elbasanit, djali i ish deputetes Luiza Xhuvani.

Kostandin Xhuvani është dënuar me 35 vite burgim për vrasjen e katër personave Edison Jahon, Enea Xhajn, Arbër Demirajn dhe italianin Gianpaolo Azzola, më 4 nëntor 2014.

Ora 15:17
Kush është bashkëshorti i gjyqtares së arrestuar, militant i PD-së
1599657340_BurriiMimozesArbenCara.jpg
Arben Cara

Report Tv ka siguruar foton e Arben Carës, bashkëshorti i gjyqtares së Apelit Korçë, Mimoza Margjeka, i cili u arrestuar për korrupsion aktiv duke marrë ryshfet 6 mijë euro që të ndërhynte tek e shoqja dhe të ndryshonte masën e sigurisë për një të arrestuar.

Arben Cara njihet dhe si militant i PD-së. Ai punonte si pedagog ne Universitetin e Durresit prane Fakultetit te Drejtesise