"Mos e prekni Shushicën, mbrohet me ligj!", banorët e Lumit të Vlorës thirrje Qeverisë: Anuloni projektin e ujësjellësit të Himarës

4 Maj, 16:56

Banorët e Luginës së Lumit të Vlorës iu rikthyen protestave, duke kërkuar nga Qeveria të ndalë investimin për ujësjellësin e Himarës. Sipas tyre, futja e ujit në tuba do të sjellë tharjen e Shushicës, që është degë e Vjosës. Ky ujësjellës thanë protestuesit do dëmtojë bujqësisë dhe ekosistemin.