Report Tv ka siguruar pamjet nga vendngjarja e plagosjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku 27 vjeçari ka plagosur me thikë vjehrrin e tij Xhevdet Braushi dhe kunatin, Albion braushi i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.
Siç shihet në pamjet e siguruara, ka ende njolla gjaku nga sulmi me thikë. Sipas dëshmitarëve Albion Braushi ka marrë 10 goditje me thikë dhe për pasojë ka humbur shumë gjak. Banorët shprehen të tronditur nga ngjarja e rëndë e ndodhur ndërsa shprehen se babë e bir jetonin vetëm dhe shisnin rroba të përdorura në një trotuar.
E pyetur për ngjarjen e ndodhur, një prej të moshuarave shprehet e tronditur: Mos ma kujtoni më se më dridhet trupi!