E moshuara 86-vjeçare nga Burreli ushtron të drejtën e votës, e shoqëruar nga nipi

9 Nëntor, 10:18 | Përditesimi: 9 Nëntor, 10:32

E moshuara 86-vjeçare voton në Burrel, shoqërohet nga nipi për shkak të problemeve shëndetësore Sabia, një qytetare 86-vjeçare nga Burreli, ka ushtruar sot të drejtën e saj të votës në qendrën e votimit nr. 0929/01, e vendosur në Pallatin e Kulturës. Për shkak të moshës së thyer dhe problemeve shëndetësore, veçanërisht vështirësive në shikim, ajo u shoqërua nga nipi i saj për të realizuar procesin e votimit.

r.k./Shqiptarja.com