Moskë/ Prigozhin ishte i sigurtë se do të vdiste! Testamenti që la pas! Kremlini u kërkon mercenarëve të betohen për besnikëri! Orët e numëruara për Wagner

26 Gusht 2023, 13:41

Yevgeny Prigozhin kishte përgatitur prej kohësh një plan veprimi për ta realizuar në momentin e zhdukjes së tij. Vdekja e tij tani i lë fushë të hapur Vladimir Putinit. Lëvizja e parë erdhi dje: një dekret presidencial që detyron mijëra mercenarë të betohen siç bëjnë ushtarët e rregullt të ushtrisë. Do të duhet të betohen për "besnikëri" ndaj Rusisë.