Moti i acartë/ Drejtori i mirëmbajtës në ARRSH për Report Tv: Të gjitha akset nacionale të kalueshme! ‘Fajtor’ për bllokimin e rrugëve edhe shoferët e papërgjegjshëm

22 Janar 2022, 16:01

Klodian Sava, drejtor i Mirëmbajtjes së Rrugëve në ARRSH, ka bërë me dije se aktualisht të gjitha akset nacionale janë të aksesueshme normalisht. Në një intervistë në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Sava u ndal të fliste edhe për akset ku janë hasur më tepër vështirësi si pasojë temperaturave ekstreme të motit.