Moti i ‘bën gjëmën’ turizmit në Pogradec

24 Qershor 2023, 13:40 | Përditesimi: 24 Qershor 2023, 13:40

Reshjet e shiut dhe era me intensitet të lartë që ka pushtuar Juglindjen e vendit, kanë krijuar problemet e para. Kjo situatë ka dhënë dhe efektet e para negative këtë fundjavë. Edhe pse plazhi prej një jave ka filluar në Pogradec, i favorizuar dhe nga temperaturat e larta, duket se fundjava ka rezervuar mot të vështirë. Sipas burimeve pranë subjekteve hotelerie bëhet e ditur se qindra rezervime janë anuluar në Pogradec nga turistët. Ajo që vihej re sot në mesdite në Pogradec, ishin rrugët dhe kafenetë bosh, për shkak të situatës së motit.

r.k./Shqiptarja.com