Moti i keq/ 1400 ha nën ujë në Shkodër, 15 banesa të përmbytura në Obot! Bllokohet aksi Lurë-Peshkopi! Rruga e Arbrit e kalueshme vetëm me zinxhirë

24 Janar 2023, 12:32 | Përditesimi i fundit: 2023-01-24 15:47:32

Reshjet e shiut të ditëve të fundit kanë sjellë probleme në qytetin e Shkodrës. Sipas Emergjencave Civile, deri tani sipërfaqe nën ujë në Shkodër është 1400 ha, ndërsa prezencë uji ka në 15 banesa të fshatit Obot. Rruga e Obotot ka prezencë të ujit 75 cm. Situata në Lezhë është përmirësuar! Nën ujë ndodhen 230 hektarë toke bujqësore në Bashkitë Lezhe dhe Kurbin