Moti i keq/ Anulohen linjat Vlorë-Brindisi-Vlorë! Sonte nisen tragetet Durrës-Bari-Durrës

11 Mars 2024, 10:42 | Përditesimi: 11 Mars 2024, 10:42

Për shkak të përkeqësimit të motit, është anuluar linja e trageteve Brindisi-Vlorë-Brindisi. Po ashtu është pezulluar lundrimi edhe për anijet e peshkimit.

Sa i takon situatës në Portin e Durrësit, situata detare për shkak të motit të keq vazhdon të krijojë probleme në lundrimin e anijeve.

Era fryn nga juglindja dhe forca në det të hapur arrin 7 ballë. Për këtë arsye tragetet nuk u nisën mbrëmë nga portet e Barit dhe të Durrësit, si edhe linjat dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë.

r.k./Shqiptarja.com