Moti i keq e reshjet dëmtojnë serat në Myzeqe të Lushnjës! Fermeri: Më iku gjithë pasuria, investova 70 milionë lekë

27 Gusht 2022, 16:51

Reshjet e dendura të shiut dhe stuhitë u kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme në sera fermerëve në Myzeqe të Lushnjës. Nëpërmjet Report Tv, njëri prej tyre, Ardjan Snalla i bën thirrje shtetit për kompensim, pasi investimet e një jete të tërë i ka humbur në këto sera