Moti i keq, Gjoni: Do vijojnë reshjet me shtrëngata deri mesditën e së mërkurës, preken Lezha dhe Durrësi! Në fundjavë, diell dhe temperatura të larta deri në 25 gradë

25 Prill 2023, 11:56

Moti i keq me reshje shiu do të vijojë deri mesditën e së mërkurës. Qarku i Lezhës dhe i Durrësit do të preken nga reshjet intensive të shoqëruara me shtrëngata që mund të shkaktojnë edhe pezullime të lundrimeve.

Specialistja e IGJEUM, Anira Gjoni foli në Report Tv në emisionin ‘Sot live në Shqipëri’ duke thënë se era do të jetë e fortë por moti do të përmirësohet pas të mëkurës.