Moti i keq/ Gjoni në Report Tv: Të dielën do ndërpriten reshjet e shiut dhe dëborës! Javën e ardhshme do të ketë temperatura më të ulëta

20 Janar 2023, 12:29

Kushtet e motit pritet të përmirësohen këtë të dielë me ndërprerjen e reshjeve të shiut dhe të dëborës. Këtë bëri me dije përfaqësuesja e IGJEUM, Anira Gjoni në një intervistë për Report Tv duke shtuar se me ndërprerjen e reshjeve, do të ulen edhe temperaturat gjatë javës së ardhshme.