Moti i keq, lumi Ishëm del nga shtrati gjatë natës, 10 banesa të izoluara nga uji në Fushë Krujë

21 Nëntor 2022, 07:46 | Përditesimi i fundit: 2022-11-21 12:28:33

Si pasojë e reshje të shumta të shiut që kanë rënë 8 orët e fundit, në Fushë Krujë ka dalë nga shtrati lumi Ishëm.

Uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kryesisht në fshatin Murqinë dhe Mallkuç ku niveli i ujit nëpër ara shkon në rreth 50 cm. Aktualisht janë rreth 10 banesa të izoluara nga uji në fshatin Murqinë.

Fatmirësisht reshjet kanë pushuar dhe nuk ka përkeqësim të situatës, niveli i ujit vijon të jetë i njëjtë.