Moti i keq me erë të fortë në Lezhë, rrëzohet një pemë në rrugën Lezhë-Laç, probleme me qarkullimin e mjeteve! Dëmtohen linjat elektrike, pa drita disa fshatra

17 Prill 2022, 19:23 | Përditesimi: 17 Prill 2022, 19:23

Një pemë është rrezuar në rrugën Lezhë-Laç, pranë fshatit Gajush, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve në njërin krah të lëvizjes. Gjithashtu era e forte ka dëmtuar edhe linjat elektrike, duke sjell mungesë energjie në disa zona, kryesisht në fshatra.

KT/Shqiptarja.com