Moti i keq me shi dhe erë, pushuesit ‘braktisin’ liqenin e Pogradecit

5 Gusht 2023, 17:25

Edhe Pogradeci është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu dhe erë të fortë, aq sa pushuesit ditën e sotme nuk kanë mundur të bëjnë plazh. Por duke qenë se moti i keq nuk do të zgjasë shumë pasi në fillimi të javës pritet një rritje e temperaturave, pushuesit do të vazhdojnë të qëndrojnë në Pogradec për të shijuar pushimet e tyre.

Era e fortë deri në këto momente nuk ka krijuar probleme në qytet apo në fshatra. Në Pogradec gjatë gjithë muajit gusht ambientet akomoduese janë të rezervuara në masën 100%,.

Duket se çmimet e lira dhe shërbimi në qytetin Juglindor ka thithur mijëra turistë vendas dhe të huaj, të cilët kanë zgjedhur Pogradecin si vend për të kaluar pushimet. Sipas të dhënave numri i pushuesve javor të akomoduar shkoi deri në 30000 deri ne 40000 turistë pa llogaritur dhe turistët ditor në këtë qytet..