Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Nuk presim përmbytje të mëdha, problem zona e Obotit në Shkodër! Të gjitha strukturat në gatishmëri

5 Dhjetor 2021, 18:43 | Përditesimi i fundit: 2021-12-05 20:37:48

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha në një deklaratë për mediat nga Korça se nuk ka vend për panik, teksa theksoi se nuk priten përmbytje të mëdha. Sipas Peleshit problem mbetet zona e Obotit në Shkodër, e goditur shumë herë nga përmbytje të mëdha. Ministri deklaroi se janë marrë masa dhe se strukturat shtetërore janë në gatishmëri.