Moti i keq përmbyt rrugët e dy fshatrave në Korçë, qytetari për Report Tv: Ekipet erdhën shpejt por s’patën mundësi të bënin gjë, ndodh shpesh në këtë zonë

15 Qershor 2023, 22:18

Rrugët e dy fshatrave në Korçë, Zëmblak dhe Shamoll janë përmbytur nga reshjet e shumta të shiut. Një qytetar u prononcua për Report Tv, ku tha se edhe pse ekipet e emergjencës erdhën shpejt, shiu po binte si i rrëmbyer dhe nuk patën mundësi të bënin shumë.