Moti i keq përmbyti dy fshtarat në Maliq, kthehen në Gërmadhë! Nën ujë disa banesa, dëme të mëdha në bujqësi e blegtori

16 Qershor 2023, 17:23

Disa shtëpi janë përmbytur në Zemblak të Maliqit pas shiut të dendur të ditës së djeshme dhe vërshimit të përrenjve malorë. Me dhjetëra ton inerte janë sot në rrugët e shkatërruara të fshatit! Janë përmbytur varrezat, ujësjellësi, të mbjellat në ara dhe stallat e bagëtive. Banorët kërkojnë ndihmë dhe kompensim për demet e shumta.