Moti i keq, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë! Anijet e transportit ndërkombëtar vijojnë të operojnë normalisht

16 Maj 2023, 10:09

Mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit janë pezulluar për shkak të përkeqësimit të motit në Vlorë. Sa i përket anijeve të transportit ndërkombëtar, do të vazhdojnë të operojnë normalisht.

Sipas njoftimit zyrtar, përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 16:00 datë 17 maj.