Moti i keq prek edhe plazhin e Divjakës, stuhia e erës largon pushuesit

8 Korrik 2022, 13:37

Moti i keq ka prekur edhe zonën e Divjakës ku stuhia e erës ka bërë që pushuesit të largohen menjëherë nga plazhi.

Rëra ka mbuluar hapësirën e gjerë duke bërë të pamundur qëndrimin në plazh. Pushuesit janë larguar menjëherë nga plazhi, pasi stuhia ka ngritur çadrat dhe shezlkongët. Gjithë dita e sotme është parashikuar mot i keq me shi dhe stuhi . Ndërkohë që në Lushnjë dhe në zonat rurale era ka qenë e fortë e shoqëruar me stuhi por që deri më tani nuk raportohen dëme,pasi fermerët i kanë marrë masat për të ruajtur serat dhe prodhimet e tyre në fushë të hapur.