Moti i keq/ Rrëzohen dy pemë pranë spitalit të Lezhës, dëmtohen disa makina

13 Janar, 08:15

Moti i keq me erë të fortë ka rrëzuar gjatë natës dy pemë të mëdha pranë oborrit të spitalit rajonal të Lezhës.

Për pasojë janë dëmtuar disa automjete të parkuara dhe një dyqan që ndodhej aty pranë.

Forcat zjarrfikëse kanë punuar për disa orë për largimin e pemëve dhe rikthimin e normalitetit. Nga ana tjetër moti i paqëndrueshëm ka dëmtuar edhe rrjetin elektrik ku shumë fshatra në të gjithë territorin e qarkut vijojnë të jenë pa energji elektrike.