Moti i keq/ Zjarrfikësit shpëtojnë qenin në Dërmish të Finiqit! Ishte bllokuar në kolibe

19 Nëntor, 11:40 | Përditesimi: 19 Nëntor, 11:40

Që prej ditës së djeshme vendi ynë është përfshirë nga moti i keq. Në disa zona veçanërisht në jug të vendit situata paraqitet mjaft problematike.

Në fshatin Dërmish, bashkia Finiq shërbimi zjarrfikës ka shpëtuar një qen nga mbytja.

Qeni kishte mbetur i bllokuar në koliben e tij si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

r.k./Shqiptarja.com