Moti i paqëndrueshëm në Tiranë, njëra pjesë e qytetit e përfshirë nga reshje shiu dhe vetëtima, në anën tjetër diell dhe temperatura të larta

28 Maj 2023, 15:26

I gjithë vendi ynë është përfshirë nga moti i paqëndrueshëm ditët e fundit. Në një pjesë të ditës, vendi ka qenë i përfshirë nga reshjet e shiut ndërsa pjesën tjetër nga kthjellimet dhe temperaturat e larta.

Për ta përshkruar më së miri këtë dukuri, në videon e siguruar gjatë pasdites së djeshme në Tiranë shihet teksa njëra pjesë e qytetit është e përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe vetëtima ndërsa pjesa tjetër nga kthjellimet dhe temperatura të larta.