Moti i pazakontë në Shkodër, breshëri zbardh rrugët e qytetit

14 Maj 2021, 08:48 | Përditesimi i fundit: 2021-05-14 14:30:47

SHKODËR- Ndërkohë që presim stinën e verës, Shkodra është përfshirë nga një mot i pazakontë gjatë natës. Reshje të shumta të shiut, të shoqëruara me breshër dhe shtrëngata që kanë zgjatur gjatë gjithë natës kanë sjellë një pamje të jo normale për muajin maj.

Si pasojë e motit të keq ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike dhe dëme të bimëve dekorative.