Moti për ditën e sotme, kthjellime dhe temperatura deri në 32 gradë

22 Maj 2022, 07:21

Pjesa e parë e ditës në vendin tonë do të jetë në dominimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë territorin, por në zonat malore priten kalime të pakta vranësirash.

Sipas Meteoalb, pjesa e dytë e ditës do ti bëj vranësirat më të dukshme në zonat malore duke sjellë shira të izoluar dhe afatshkurtër në skajin Verior. Po ashtu dhe në zonën e ulët do të ketë të shfaqje të vranësirave të pakta, ndërsa bregdeti do të mbetet me kthjellime.