Motra e shokut 'mollë sherri', SHÇBA arreston policin që dhunoi administratorin e portalit në Fier.

26 Prill 2020, 14:35

FIERNjë ditë pasi i zuri pritë dhe dhunoi jashtë orarit të shërbimit, administratorin e një portali në qytetin e Fierit, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) ka arrestuar efektivin e policisë, Anxhelo Bardhi.

Ndaj Bardhit, ditën e djeshme u mor masa e pezullimit nga puna, e ndërsa ditën e sotme ai është vënë në pranga së bashku me shokun e tij, Daniel Rista. Ky i fundit është vëllai i vajzës i cili ishte nën shoqërinë e administratorit të portalit,  Xhoel Osmënaj që mendohet se ka qenë edhe shkak i sherrit. Gazetari i Report Tv, Merin Maçi raporton se ka qenë Rista që ka goditur fillimisht Osmënaj, pasi ishte në makinë me motrën e tij, dhe më pas ka ndërhyrë edhe Bardhi, ku sherri ka agravuar deri në përdorimin e sendeve të forta. Siç shihet në videon që Report Tv disponon, vajza është përpjekur për të shuar konfliktin, por ka qenë e pamundur.E megjithatë, ndryshe nga sa bëjnë të ditur burime të sigurta për Report Tv, administratori i portalit, Xhoel Osmënaj, jep një tjetër version të ngjarjes. Ai thotë se vajza që ishte në makinë i nuk ka lidhje me ngjarjen, teksa shprehet se autorët i njihte thejsht si fytyrë dhe nuk e di motivin se përse është qëlluar. Osmënaj tregon se ai ishte duket bërë mbledhje pune, ku priste gazetarët për të raportuar mbi COVID-19, dhe se autorët nuk i thanë asgjë, vetëm filluan t'i thyenin xhamin e makinës dhe ta qëllonin.