Motrat Nikolli akuzuan Nuredin Dumanin se u vendosi tritol, identifikohet autori me precedentë! U fiksua nga kamerat e sigurisë

18 Korrik 2024, 13:13 | Përditesimi: 18 Korrik 2024, 13:13

Policia e Elbasanit ka identifikuar autorin e vendosjes së tritolit në derën e hyrjes ku jetonin me qira dy motrat, Nikolli. Thuhet se ai është me precedent të mëparshëm kriminal, por për arsye hetimi, emri mbahet i fshehtë. Vetë motrat kanë akuzuar publikisht për tritolin, Nuredin Dumanin, i penduari i drejtësisë, i cili ka folur për shumë krime në vendin tonë.

E.B/Shqiptarja.com